Telegrafi

Shtypni këto PIKA për ta liruar STRESIN brenda pak SEKONDAVE!

Stresi është karakteristikë e pashmangshme e jetës. Askujt nuk i pëlqen dhe çdo njeri, po të mundte, me prekjen e një butoni do ta ndalte menjëherë.

Hmm, por çfarë nëse ekziston një “buton” i tillë të cilin nuk e dimë? Nëse jeni ndër personat që besojnë në teknikën e mjekësisë alternative të quajtur akupunkturë, atëherë ky artikull mund të jetë i duhuri për ju, transmeton Telegrafi.

Disa studime kanë treguar se akupunktura trajton një numër të lartë të problemeve shëndetësore, përfshirë marramendjet, dhimbjet, dhimbjet e kokës dhe stresin.

Ka një numër të madh të pikave të shtypjes përgjatë trupit që ndërlidhen me lirimin e stresit. Vetëm aplikoni shtypjen, bëjuni masazh çdo pike, relaksojeni trupin dhe përsëriteni këtë nëse është e nevojshme. Kjo është metoda standarde e rekomanduar nga ekspertët në UCLA Center për mjekësinë jug-perëndimore, shkollë mjekësore integruese që ka zhvilluar teknika duke u bazuar në praktikat e mjekësisë tradicionale kineze.

He Gu

Gjejeni pikën më të lartë të muskulit kur gishti i madh dhe gishti tregues janë së bashku dhe bëni masazh për katër deri në pesë sekonda.

Kjo pikë e shtypjes përdoret për trajtimin e stresit, dhimbjeve të kokës, dhimbjeve të dhëmbit dhe dhimbjeve në qafë.

Jian Jing

Shtypeni muskulin e shpatullave me gishtin e madh dhe gishtin e mesëm, si dhe stimuloni këtë pikë për katër deri në pesë sekonda. Kjo pikë përdoret për trajtimin e gjendjeve shëndetësore si më lart, transmeton Telegrafi.

Tai Chong

Kjo pikë e shtypjes përdoret për trajtimin e stresit, zvogëlon dhimbjen e shpinës, shtypjen e lartë të gjakut, dhimbjet menstruale, pagjumësinë dhe shqetësimin. Aplikoni shtypje në këmbë rreth dy gishta larg vendit ku lëkura e gishtit të madh dhe gishtit afër bashkohen.

Zu San Li

“Në literaturën tradicionale dhe praktikën kineze, kjo pikë shpeshherë stimulohet për promovimin e shëndetit dhe jetëgjatësisë”, ka shkruar UCLA. Veç kësaj, kjo pikë shpeshherë përdoret edhe për mos komfortin gastrointestinal, marramendjet, stresin, lodhjen etj.

Nëse preferoni përshkrim hap pas hapi për ta përdorur akupunkturën për lirimin e stresit, atëherë shikojeni këtë video:

/Telegrafi/