Telegrafi

Shtypja e butonit për dremitje, e shpëtoi nga lëndimi i mundshëm me pasoja të mëdha (Foto)

Raymond Bowling nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, me të dëgjuar alarmin që e zgjonte për të shkuar në punë, e ka shtypur butonin për dremitje për të qëndruar edhe pesë minuta në shtrat.

Në ato momente, një trung i pemës u ka shqyer tavanin e shtëpisë së tij dhe ka rënë pikërisht para lavamanit të tualetit, ku ai do kishte qenë duke i larë dhëmbët, transmeton Telegrafi.

Trungu që ra në vendin, ku ai mundur të ishte duke larë dhëmbët

Ai po konsiderohet me fat që qëndroi në krevat, pasi mund të pësonte me jetë sikur të goditej nga druri, që ishte hedhur si pasojë e erërave të forta.

“Isha gati të zgjohesha për të shkuar në punë, por thash të rri edhe pak me sy mbyllur. Ja çfarë ndodhi”, ka shkruar Bowling lidhur me rastin.

Pasi ka marrë qindra komente dhe përgëzime që ka mbetur i pa lënduar, ai ka kërkuar nga të gjithë që të dremisin në mëngjes, së paku edhe pesë minuta më shumë. /Telegrafi/