Një shofere e paidentifikuar, e ka shkelur gazin më shumë se që duhet, teksa po hynte në një garazh në qytetin Omsk që ndodhet në pjesën qendrore të Rusisë.
Me këtë rast, ajo e ka shtypur mekanikun i cili po i tregonte me dorë, se nga duhet të lëvizte, transmeton Telegrafi.
Me të rrëzuar punonjësin me uniformë, disa kolegë të tij dhe të pranishëm tjerë e kanë ngritur veturën dhe e kanë nxjerrë.
Madje, njëri nga burrat i ka shkuar pranë shoferes dhe i ka kërkuar të dalë përjashta, në mënyrë që të lehtësohet vetura.
Mësohet se viktima ka marrë lëndime të lehta dhe i është kthyer sërish punës. /Telegrafi/
https://youtu.be/9ZgBpKeg_ic