Një veturë është përplasur në turmën para një shkolle fillore në provincën jugore kineze Hunan.
Nuk ka detaje lidhur me pasoja, por mediat e atjeshme raportojnë se “disa nxënës dhe të rritur janë lënduar dhe kanë mbetur të shtrirë në tokë”, kurse disa tjerë tashmë gjenden në spital, transmeton Telegrafi.
Shoferi i veturës së bardhë është kapur nga prindërit dhe rojat e shkollës të cilës më pas ia dorëzuan policisë.
Kjo është hera e tretë të një sulm i tillë me veturë mbi turmën po ndodhë në Kinë gjatë kësaj jave – dhe tashmë janë rritur brengat për sigurinë publike.
“Dhjetëra persona janë goditur, disa prej tyre janë lënduar rëndë, por për fat të mirë autoambulancat kanë reaguar shpejtë”, tha Zhu, prind i njërit prej fëmijëve në shkollë.
Ai tha së e pa sulmin derisa po largohej nga shkolla, pasi kishte shkuar atje për ta dërguar djalin e tij 8-vjeç.
“Gjashtë apo shtatë prindër u detyruan ta nxjerrin me forcë shoferin. Madje një pjesëtar i sigurimit të shkollës është goditur”, shtoi Zhu. /Telegrafi/