Një burrë nga Ramdham i Indisë e ka pësuar tragjikisht, pasi gruaja tij është rrëzuar nga shkallët dukë i rënë sipër.
Manjula Vithlani ka qenë duke nxituar shkallëve për të shkuar te djali në katin e dytë, që kishte probleme me frymëmarrje, transmeton Telegrafi.
Por ajo ka rrëshqitur dhe ka rënë sipër bashkëshortit Natvarlal, që po e ndiqte nga pas.
Ai ka pësuar lëndime të mëdha në kokë, pasi i ra sipër gruaja që peshon 130 kilogram, me ç’rast ka vdekur më vonë nga hemorragjia cerebrale. /Telegrafi/