Telegrafi

Shtypet për vdekje nga demi, publikohen pamjet rrëqethëse (Video, +18)

Një burrë është shtypur për vdekje derisa po merrte pjesë në lojën me dema, gjatë festivalit të përvitshëm që mbahet në pjesën lindore të Spanjës.

46-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi nuk arriti t’i shmanget demit gjigant i cili po vraponte nëpër rrugët e Pucol në regjionin e Valencias, transmeton Telegrafi.

Edhe pse u mundua të fshihet në një derë të mbyllur, në videon e publikuar më poshtë shihet se si demi e tërheq zvarrë me brinjët e tij dhe më pas e shtyp për vdekje.

Viktima është identifikuar si Amadeo A.C, që ndërroi jetë dje në orët e para të mëngjesit, si rezultat i plagëve të marra.

Në video shihen disa burra tjerë duke u munduar ta shpërqendrojnë demin, derisa viktima qëndronte i shtrirë në tokë. /Telegrafi/