Site icon Telegrafi

Shtypet me makinë një tetëvjeçarë në Shkup, me lëndime të rënda dërgohet në spital

Një shofer nga Shkupi (28-vjeçar) dje me makinë ka goditur një fëmijë të moshës tetëvjeçare.

Siç informojnë nga policia, dje në orën 14:20 në rrugën “Hristo Tatarçev”, B.D (28) nga Shkupi me makinën e tij “Ford Fokus” me targa të Shkupit ka goditur një fëmijë të moshës tetë vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga aksidenti lëndime ka marrë fëmija, i cili me një makinë tjetër është dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku nga ana e mjekut i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Ata më tej shtojnë se kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe se po marrin masa për zbardhjen e aksidentit./Telegrafi/

Exit mobile version