Telegrafi

Shtypet me makinë një fëmijë 10-vjeçar në Shkup

Dje rreth orës 14:10 në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në parking para ndërtesës një veturë “Golf” me targa të Shkupit e drejtuar nga 47 vjeçari A.I nga Shkupi ka goditur një fëmijë 10-vjeçar, i cili ka qenë duke drejtuar biçikletën e tij.

“Fëmija i lënduar është me ndihmë të shpejtë është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga policia.

Ata më tej shtojnë se marrin masa në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/