Telegrafi

Shtypësi 3D printon gjësende që duket sikur shfaqen nga askund (Video)

Hulumtuesit në UC Barkley në bashkëpunim me një laborator tjetër në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, e kanë krijuar një shtypës 3D që printon gjësende nga largësia.

Punimet duket sikur shfaqen nga askund, pasi të jenë vijëzuar prej një projektori që lëshon rreze laseri nga një afërsi e konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Drita që bie në rrëshirën e vendosur në rezervuarin që rrotullohet ngadalë, punon në sistemin e përafërt sikur gdhendja me daltë në guri. Kur rrëshira t’i jetë ekspozuar sasisë të duhur të dritës, ngurtësohet dhe kthehet në objektin e dëshiruar.

Brenda shumë pak minutave dhe thuajse nga askund, për dallim prej shtypësve tjerë 3D, që krijojnë objekte duke vënë shtresë pas shtrese.

Pajisja mund të përdoret për të krijuar në këtë formë, por edhe të tjera që i bashkëngjiten platformave ekzistuese. /Telegrafi/