Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 18 tjerë janë lënduar kur një veturë u fut në mes të turmës dhe i shtypi, në mesin e të cilëve kishte edhe nxënës. E gjithë ngjarja ndodhi para një shkolle në qytetin kinez Huludao në verilindje të vendit.
Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar shoferin që shkaktoi aksident vdekjeprurës, kurse në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë videoja ku shihet se si shoferi shtyp me veturë nxënësit, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se si fëmijët kalojnë rrugën para shkollës, dhe më pas shfaqet vetura që i shtyp në vija të bardha. Deri më tani nuk dihet nëse ishte sulm i qëllimshëm, por siç raporton AP raste një numër i rasteve të ngjashme kanë ndodhur së fundmi në Kinë.
“Ju siguroj se mbi 10 persona janë lënduar”, ka deklaruar një dëshmitarë i kësaj ngjarje të tmerrshme, duke shtuar se rruga ishte mbushur me gjak dhe këpucë të fëmijëve. /Telegrafi/
葫芦岛建昌二小门前,男子开车撞向多名小学生! pic.twitter.com/SovtBrldgo
— 楠源卍奇说 (@HMN_33) November 22, 2018