Site icon Telegrafi

Shtyllat për dy javë në tokë, KEDS-it nuk i bëhet vonë! (Foto)

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar disa fotografi, në të cilat shihet se disa shtylla të rrjetit të energjisë eklektike, në një fshat të Dragashit, ka dy javë që gjenden të rrëzuara për tokë.

Ai thotë se i kanë njoftuar punëtorët e KEDS-it por që deri më sot nuk kanë intervenuar, shkruan Telegrafi.

“Këto shtylla ka që dy javë që kanë rënë kështu dhe kanë tension të lartë jo më larg se 200 metra larg vendbanimit të fshatit Zaplluxhe në Komunën e Dragashit KEDS është në dijeni për këtë mirëpo nuk i bëhet vonë”, ka thënë një banori i Fshatit Zaplluxhe të Dragashit. /Telegrafi/

Exit mobile version