Site icon Telegrafi

Shtyllat e KEDS-it ende në tokë (Foto)

Erërat e forta ditëve të fundit, që kanë përfshirë po thuajse shumicën e komunave të Kosovës, nuk kanë kaluar pa pasoja edhe në Komunën e Suharekës.

Në disa foto të dërguar nga një lexues i Portalit Telegrafi, shihen disa shtylla të energjisë elektrike të rrezuar për tokë.

Bëhet fjalë për shtyllat që menaxhohen nga KEDS-i, e të cilat janë ende të rrëzuara për tokë në Fshatin Leshan të Komunës së Suharekës. /Telegrafi/

Exit mobile version