Telegrafi

Shtylla elektrike e cila ju rrezikon jetën qytetarëve në Shkup (Foto)

Një shtyllë elektrike po ju rrezikon jetën qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion në rrugën “Ho Shi Min” në Shkup. Shtylla me kabllo elektrike, e cila mund të rrëzohet në çdo moment gjendet në rajonin Butel 1 në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët kanë intervenuar duke u munduar ta sigurojnë që të mos rrëzohet, mirëpo sa kjo është e sigurtë nuk dihet.

Nëse vazhdon moti jostabil me erë të fortë dhe reshje shiu, atëherë është e sigurtë që shtylla elektrike do të rrëzohet dhe nëse nuk ka intervenime nga organet, pasojet mund të jenë të rënda./Telegrafi/