Një shtyllë elektrike po ju rrezikon jetën qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion në rrugën “Ho Shi Min” në Shkup. Shtylla me kabllo elektrike, e cila mund të rrëzohet në çdo moment gjendet në rajonin Butel 1 në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët kanë intervenuar duke u munduar ta sigurojnë që të mos rrëzohet, mirëpo sa kjo është e sigurtë nuk dihet.
Nëse vazhdon moti jostabil me erë të fortë dhe reshje shiu, atëherë është e sigurtë që shtylla elektrike do të rrëzohet dhe nëse nuk ka intervenime nga organet, pasojet mund të jenë të rënda./Telegrafi/