Edhe pas debatit dy ditor, projektbuxheti për vitin 2019, nuk është votuar.
Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, kjo të bëhet në një datë tjetër.
“Votimi duhet të bëhet pas vendimit të ri të Kryesisë për datën kur votohet dhe deputetët do të njoftohen”, ka thënë Haliti.
Ndërkaq, seanca ka vazhduar të mbahet, duke shqyrtuar kështu pikat tjera të rendit të ditës./Telegrafi