Site icon Telegrafi

Shtyhet vendimi për ndeshjen Juventus-Napoli

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Vendimi lidhur me ndeshjen e Serie A ndërmjet Juventusit dhe Napolit është shtyrë, pasi gjyqtari Gerardo Mastrandera ka nevojë për kohë, në mënyrë që ta analizojë gjithë situatën.

Një e diel kaotike ishte fundjavën që lamë pas për dy klubet italiane që u shoqërua me deklarata të ndryshme, nga autoritetet shëndetësore dhe Lega Serie A.

Gjithçka kulmoi me shfaqjen e Bianconerëve në fushën e Allianz Stadium, ndërkohë që lojtarët e Partenopei nuk u paraqitën.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, deklaroi se Napoli është dashur ta ndiqte protokollin, prandaj skuadre e tij e meriton fitoren prej 3-0.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit nuk zhvillohet

Në ndërkohë, La Repubblica bën të ditur se Komisioni Disiplinor dhe gjyqtari i caktuar nuk do ta marrin vendim nesër (e martë), sepse kanë nevojë për kohë që ta analizojnë situatën.

Sipas gazetës, gjyqtari mund të kërkojë hetime shtesë dhe t’i dërgojë dokumentet te Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version