Site icon Telegrafi

Shtyhet takimi pozitë-opozitë në Paris, OBRM-PDUKM-ja nuk mendon për këtë takim (Video)

Procesi “Jean Monnet” që duhej të ulë në tavolinë pozitën dhe opozitën në Maqedoni nuk do të mbahet më 25 dhe 26 janar, siç ishte paralajmëruar më herët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky takim duhej të mbahej në Paris dhe është nismë e treshes evropiane, Ivo Vajgl, Eduard Kukan, Knut Fleckenstein.

Përfaqësuesit partiak të pozitës dhe opozitës duhej të ulen që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjet reformatore që Brukseli i kërkon të miratohen me pajtim të përgjithshëm, e pastaj edhe ligjet që kërkojnë 2/3-tën e votave, përfshi një Rregullore dhe Kod të ri të Kuvendit dhe deputetëve.

Kryekuvendari Talat Xhaferi ka pohuar për Sitel Tv se nuk ka datë të re për mbajtjen e këtij takimi, kurse arsyeja e shtyrjes është udhëheqësia e re dhe organet e reja të OBRM-PDUKM-së.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja thotë se tani për tani nuk e ka menduar aspak këtë takim dhe se do të vendosin për këtë çështje pasi që ta shqyrtojnë sërish. Sipas tyre, nuk ka kushte për dialog pasi që vazhdon paraburgimi i të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version