Site icon Telegrafi

Shtyhet takimi mes Nimetz dhe negociuesve të Maqedonisë dhe Greqisë

Takimi i përfaqësuesve të Greqisë dhe Maqedonisë me ndërmjetësin Methew Nimetz që duhej të mbahej më 20 apo 21 nëntor, është shtyrë dhe ricaktuar për në dhjetor, konfirmuan për AIM burimet diplomatike të përfshira në procesin e bisedimeve.

Shkaqet për shtyrjen e takimit tani për tani nuk bëhen të ditura.

Në takim, që ishte caktuar pas një pushimi të gjatë, sipas mediave greke, Nimetz është dashur të dalë me propozim konkret për zgjidhje të kontestit.

Mediat në Greqi theksojnë se Athina pret që pas fitores së kryeministrit Zoran Zaev në zgjedhjet lokale dhe stabilizimit të qeverisë së tij, Maqedonia të vazhdojë aktivitetet e “vullnetit të mirë” me të cilat do të tregojë se e braktis irredentizmin, siç janë ndryshimi i emrit të aeroportit në Shkup dhe mënjanimin e përmendoreve të vendosura në kohën e Nikolla Gruevskit”.

“Kathimerini”, ndërkaq, paralajmëroi se zv.kryeminsitri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, javën e ardhshme do ta vizitojë Athinën ku do të bisedojë me përfaqësues të lartë të autoriteteve greke./Telegrafi/

Exit mobile version