Telegrafi

Shtyhet takimi mes Aston Villës dhe Newcastle United shkaku i COVID-19

Udhëtimi i Newcastle United te Aston Villa është shtyre, pasi The Toon ka disa raste të infektimit me coronavirus.

Klubi i Ligës Premier ka njoftuar se kanë disa lojtarët e anëtarë të infektuar me COVDI-19, duke bërë që e gjithë skuadra të futej në vetizolim.

Rregullat e ligës angleze ishin se nëse kërkesa e tyre anulohet për të shtyrë takimin, ata janë të detyruar të luajnë.

Lexo po ashtu Newcastle ‘pushtohet’ nga COVID-19, ndeshja e parashikuar të luhej me tifozë tani është në rrezik

Por, një njoftim në Twitter ka garantuar se: “Takimi i NUFC ndaj Aston Villës në të premten e kësaj jave është shtyre për shkak të numrit të lartë të rasteve me COVID-19 te Magpies”.

“Një datë dhe kohë e re do të konfirmohet shumë shpejtë, derisa Newcastle United do të njoftojë për gjendjen e lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftim.

Besohet se dhjetë lojtarë janë të infektuar me coronavirus, derisa aty janë edhe disa anëtarë të stafit teknik. /Telegrafi/