Ky lajm është bërë i ditur nga FFK-ja nëpërmjet një komunikate për media në faqen e tyre zyrtare.
“Mbrëmë vonë ka arritur letra nga FIFA se takimi i paraparë për nesër, më 29 nëntor, ndërmjet FIFA-s, FFK-së dhe Federatës serbe është shtyrë për një kohë tjetër. Kështu që delegacioni i FFK-së me gjithë përgatitjet, ka anuluar udhëtimin për në selinë e FIFA-s në Cyrih”, është thënë në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja. /Telegrafi/