Site icon Telegrafi

Shtyhet shqyrtimi i shkarkimit të ish-gjykatësit Jordan Mitrinovski (Video)

Seanca ku duhej që të shqyrtohej shkarkimi i ish-gjykatësit Jordan Mitrinovski është shtyrë për më 11 maj. Mitrinovksi akuzon se pas shkarkimit të tij qëndron Mihajllo Manevski dhe grauja e tij, Filimena Manevska, pasi që kanë qenë në konflikt të hapur me të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse i shkarkuar, më 2015 Mitrnovski e ka fituar gjyqin në Strasbourg, për shkarkimin e tij në vitin 2011. Ai theksoi para mediave se bëhet fjalë për absurd dhe tha se Këshilli gjyqësor duhet të veprojë sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pra të vërtetojë se kërkesa për shkakrim ishte e paligjshme.

Sipas Nova Tv, Jordan Mitrinovski ka statusion e pensionistit dhe nuk mund të kthehet në punë./Telegrafi/

Exit mobile version