Site icon Telegrafi

Shtyhet shkarkimi i Guvernatorit Rexhepi

Guvernatori Rexhepi akuzohet për më shumë se gjashtë vepra penale, si korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe shpëlarje të parave.

Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, është arrestuar me 23 korrik, ndërsa së fundi Gjykata e qarkut ia ka zgjatur paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.

Kuvendi po ashtu ka shtyrë për ratifikim e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Kjo shtyrje është bërë për shkak të mungesës së deputetëve në sallë. /Telegrafi/

Exit mobile version