Mos arritja e marrëveshjes për kërkesën e Grupit të pavarur të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, që deputetët e tyre të vendosen në komisionet kuvendare, ka qenë arsyeja për anulimin e sërishëm të seancës së Komisionit për Çështje Zgjedhore dhe Emërime, ku në ren dite ishte zgjedhja e kryetarit të Entit Shtetëror për Revizion.
Enti Shtetëror për Revizion do të ballafaqohet me bllokadë, nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet udhëheqësi i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Muhamed Zekiri i LSDM kërkoi që gjashtë seancat e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të anulohen, pasi koordinatorët e grupeve të deputetëve nuk kanë arritur marrëveshje për vendosjen e deputetëve të pavarur nëpër komisione.
Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski, tha se do të ishte joparimore nëse nuk e pranon kërkesën e LSDM-së, ndërsa paralajmëroi se në komisionin që e udhëheq askush nuk mund të sigurojë shumicë./Telegrafi/