Prodhuesit e filmit “No Time To Die” thonë se filmi i 25-të i James Bond do të rikthehet vitin e ardhshëm “në mënyrë që të shihet nga një audiencë teatrore në mbarë botën”.
Filmi ishte parashikuar të publikohej në prill, por që më pas u shty për në nëntor, e ndërsa tani sërish është shtyrë, shkruan News.Sky.
Një mesazh zyrtar nga shtëpia prodhuese e filmit në Twitter tha se ai tani do të publikohet më 2 prill 2021 “në mënyrë që të shihet nga një audiencë më e madhe”.
MGM, Universal and Bond producers, Michael G. Wilson and Barbara Broccoli, today announced the release of NO TIME TO DIE, the 25th film in the James Bond series, will be delayed until 2 April 2021 in order to be seen by a worldwide theatrical audience. pic.twitter.com/NqHlU24Ho3
— James Bond (@007) October 2, 2020
Ekzistojnë shqetësime në lidhje me rritjen e rasteve në shumë vende, duke e bërë një premierë në muajin nëntor më pak se ideale.
Njoftimi vjen vetëm një ditë pasi Billie Eilish publikoi kolonën zanore të filmit “No Time To Die”.
(Videoja nuk është e disponueshme në territorin e Kosovës)
Prodhuesit e filmit thanë se e kuptuan që një vonesë e dytë do të ishte “zhgënjyese për fansat”.
Shtyrja fillestare erdhi si pasojë e bllikimit global që shkaktoi pandemia COVID-19.
Faqja MI6-HQ shkruajti: “Me coronavirusin që arrin statusin e pandemisë, është koha të vendosim shëndetin publik mbi oraret e lëshimit të marketingut dhe koston e anulimit të ngjarjeve publicitare”.
Në “No Time To Die” do të jetë paraqitja e pestë dhe e fundit e Daniel Craig si agjenti 007. /Telegrafi/