Telegrafi

Shtyhet sërish premiera e filmit “Morbius” për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron në Amerikë

Foto: Columbia Picture

Fansave do t’ju duhet të presin edhe pak për filmin e ri të Jared Letos “Morbius”.

Të hënën (3 janar), Reuters raportoi se Sony e ka shtyrë publikimin e filmit të Marvel nga 28 janari deri më 1 prill. Media përmendi shqetësimet “nëse audienca do të ndihet rehat duke shkuar në kinema” pas rritjes së rastevee të variantit Omicron.

Trileri fillimisht ishte planifikuar të dilte në korrik 2020 , i cili u shty për shkak të pandemisë së coronavirusit. Më pas, duke e shtyrë për në mars 2021, ndërsa publikimi u riplanifikua për në tetor, përpara se data të ndryshohej përsëri për në fillim të vitit 2022, sipas The Hollywood Reporter.

Foto: Columbia Picture

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara raportuan numrin më të lartë të rasteve ditore të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë gati dy vjet më parë. Në SHBA, po i atribuohet rritjes së rasteve përhapja e variantit Omicron, shkruan People.

Sipas The New York Times, numri i përgjithshëm i rasteve ditore me COVID-19 ka tejkaluar 488,000 të mërkurën e kaluar. Numri i rasteve mund të jetë më i lartë pasi shumë njerëz po bëjnë teste në shtëpi dhe nuk raportojnë domosdoshmërisht raste pozitive në departamentet e shëndetit publik.

Foto: Columbia Picture

Në filmin e ardhshëm, Leto, 50 vjeç, luan si Michael Morbius, një mjek me një çrregullim të rrallë të gjakut. Duke marrë masa drastike dhe të rrezikshme me shpresën për të kuruar veten, ai përfundimisht shndërrohet në një vampir të përhumbur – dhe duhet të lundrojë për pasojat.

Drejtuar nga Daniel Espinona, “Morbius” gjithashtu interpretojnë Matt Smith, Adria Arjona dhe Al Madrigal. Ndërkohë, Michael Keaton ripërsërit rolin e tij si Adrian Toomes “Vulture”, një rol që ai luajti në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017.

Ndërsa, edhe pse ky është debutimi i Letos në Marvel Universe, ylli i House of Gucci portretizoi Xhokerin në “Suicide Squad” në vitin 2016. /Telegrafi/