Këtë herë ishte mungesa e avokatëve të dy prej të pandehurve të akuzuar për vrasje, që çoi në shtyrjen e seancës. Kjo situatë ka sjellë edhe një reagim të ashpër nga bashkëshortja e viktimës, e cila kërkoi varjen dhe dënimin me vdekje të autorëve të vrasjes.
Për qetësimin e të afërmve të viktimës dhe kryesisht bashkëshortes së taksistit, është dashur ndërhyrja e policisë pasi situata u acarua së tepërmi.
Dy nga të pandehurit Eljkero Revani dhe Arnest Xhacka rrëmbyen taksistin për ta vjedhur dhe më pas e vranë duke hedhur trupin e tij të masakruar me mjete të forta në fshatin Koritë./Telegrafi/