Seanca gjyqësore për vrasjen e Xhemail Rexhepit, i njohur si komandat Shqiponja, u anulua për shkak të mungesës së dokumentacionit që eksperti mjekoligjor të ketë qasje në të gjitha dokumente, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca e radhës është caktuar për më 3 nëntor. Avokati Marjan Vitanovski, deklaroi për Alsat-M se eksperti mjekoligjor ”e elaboroi ekspertizën e tij sepse nga ana e prokurorit iu bënë disa pyetje me dinamikën e rrjedhës së ngjarjeve. I njëjti nuk ishte në gjendje të përgjigjet në pyetje të tilla sepse nuk ka patur qasje të tërësishme në dokumentet ekzistuese për lëndën.”/Telegrafi/