Është shty seanca gjyqësore për gjyshin e Tamarës, Ljupço Stojanovski, i cili tentoi që ta vret ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja Sofija Laliçiq bëri të ditur se lënda është në Gjykatën e Apelit për shkak të ankesës së avokatit të Stojanovskit, rreth paraburgimit.
Gjykatësja gjithashtu bëri të ditur se hetuesit psiqik nuk kanë patur liçencë aktive në periudhën e hetimit të gjendjes psiqike të Ljupço Stojanovskit. Kjo vërtetohet nga dokumentacioni i Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/