Telegrafi

Shtyhet seanca për tentim vrasjen ndaj ish-ministrit Nikolla Todorov

Seanca e sotme gjyqësore kundër Ljupço Stojanovskit, i cili akuzohet për tentim vrasje të ish-ministrit të Shëndetësisë, është shtyrë.

Gjykata e Apelit urdhëroi që të vërtetohen licencat e analizava psikologjike dhe seanca u shty për më 14 shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratë për mediat, avokatja e Stojanovskit tha se në këtë rast si dëshmitare do të propozohet edhe nëna e të ndjerës Tamara Dimovska, e cila sot ishte e pranishme në gjykatë.

Në seancë poashtu i pranishëm ishte edhe ish-ministri Nikolla Todorov./Telegrafi/