Telegrafi

Shtyhet seanca për “Sopotin”, dëshmitari paraqitet pa letërnjoftim

Seanca e sotme për rastin “Sopoti” me të cilën vepron PSP është shtyrë për më 20 dhjetor.

Arsye për shtyrjen e seancës ishte pasi dëshmitaro Ramadan Bajrami, i cili duhej të dëshmonte nuk mundej të identifikohej nga gjykata, pasi nuk kishte dokumente të vlefshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lënda “Sopoti” është hapur më 2003 kur dy ushtarë polak dhe një i Maqedonisë ndërruan jetë në një makinë të NATO-s, e cila shkeli në minë.

Në këtë rast dhjetë persona akuzohet për terrorizëm./Telegrafi/