Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar që ta merr në përgjegjësi të saj rastin “Monstra”. Seanca e sotme është shty për më 17 prill.
Shkaku i shtyrjes është mosardhja e prokurorit publik, ndërsa arsyeja mund të jetë fakti se PSP-ja ka kërkuar që ta merr këtë lëndë.
Lënda i është dorëzuar kësaj prokurorie e cila ka shtatë ditë kohë për t’u deklaruar nëse lënda bie në kompetencë të saj.
Në këtë lëndë, gjashtë persona u dënuan me burg të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, në Shkup./Telegrafi/