Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së ”Shqiponjës” në Kumanovë (Video)

Mbaron edhe një seancë tjetër e procesit gjyqësor për vrasjen e Xhemail Rexhepit apo i njohur si “Komandant Shqiponja”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në gjykimin e sotëm të pranishëm ishin dy të akuzuarit për vrasjen e “Shqiponjës”, Bajram Limani dhe Amir Latifi, ndërsa dëshmitarët të cilët sot do duhej të merrnin pjesë nuk ishin të pranishëm . Avokati i familjes së Komandant “Shqiponjës”, Marjan Vitanovski sqaroi se dëshmitarët sot nuk ishin të pranishëm, siç kishte thënë edhe avokati i tyre për arsye objektive.

“Gjykimi është mbajtur, janë sjellur dëshmi me shkrim të propozuara nga pala mbrojtëse, dëshmitarët e propozuar nga pala mbrojtëse nuk janë dëgjuar pasi nuk ishin të pranishëm, avokati tha se nuk kanë mundur që t’i sjellin për sot”, ka deklaruar për Tv Shenja, Marjan Vitanovski, avokat.

Vitanovski më tej tregoi se seanca e radhës është shtyrë për më 31 janar, në të cilën pritet të kumtohen edhe fjalët përmbyllëse të këtij gjykimi.

“Seanca tjetër do jetë më 31.01.2017, në të cilën do të dëgjohen dëshmitarët, sigurisht nëse do të paraqiten para gjyqit. Atë ditë do duhet të dëgjohen edhe të akuzuarit dhe nëse nuk ka dëshmi tjera mbetet vetëm të kumtohen fjalët përmbyllëse, për atë me siguri pala mbrojtëse do të kërkoj shtyrje”, tha më tej ai.

Ndryshe, Komandant “Shqiponja”, u vra më 23 korrik të vitit 2015, në një lokal të Kumanovës, pas një zënke të ashpër verbale, e cila kaloi në përleshje të përgjakur dhe që la të vrarë Xhemail Rexhepin dhe disa përkrahës të tjerë të tij të plagosur. Ndërsa, për vrasjen e tij, janë arrestuar dy të dyshuar, Bajrami Limani dhe Amir Latifi, të cilët tashmë janë lëshuar nën arrest shtëpiak./Telegrafi/

Exit mobile version