Telegrafi

Shtyhet seanca për ”Magyar Telekom”, dëshmitari kryesor nuk u paraqit në gjyq

Për shkak të mungesës së dëshmitarit kryesor në lëndën ”Magyar Telekom”, diskutimi i sotëm kryesor për këtë proces gjyqësor u shty për më 17 tetor të këtij viti.

Dëshmitar që nuk u paraqit është përfaqësues i ”Kameni Most Komunikacii”. Sipas avokatit mbrojtës, Nenad Janaqieviq, Gjykata ka dërguar ftesë për një person të gabuar, që gjithashtu quhet Atila Sendrei.

Janaqieviq shtoi se ka vërejtje në ekspertizën e kryer, por që do ta respektojnë procedurën gjyqësore dhe do të paraqiten në seancë. Sendrei gjykohet në mungesë.

Përndryshe, ”Magyar Telekom” është lënda ku dyshohet se krekë të kompanisë kanë korruptuar disa funksionarë shtetëror të Maqedonisë, ndër të cilët përmendet edhe Ali Ahmeti, Musa Xhaferi e Vllado Buçkovski.

Ish-shefi i DSK-së, Sllobodan Bogoevski, ka dëshmuar në Neë York, ku gjithashtu është kryer një proces gjyqësor për këtë kompani. Bogoevski është paditur nga Ahmeti dhe Xhaferi për shpifje./Telegrafi/