Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni

Vazhdimi i seancës plenare të 32-të të Kuvendit të Maqedonisë, ku në rend dite ishin 36 mijë amandamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Kjo seancë u shty vazhdimisht për t’u shtyrë përfundimisht, por nuk ka sqarime se përse erdhi deri te ky vendim i kryetarit Talat Xhaferi.

Komunikimi ndërmjet Xhaferit dhe grupeve parlamentare nuk mungoi, por nuk u arrit pajtim se si të dilet nga kjo situatë me amandamentet e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version