Gjendja e përkeqësuar shëndetësore e njërit nga të akuzuarit ka bërë që të shtyhet seanca e sotme për lëndën ”Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca e radhës është caktuar për më 23 janar. Lënda ka të bëjë me çështje tenderi të SHA Elem, ku të akutuarit kanë përfituar 17 milionë euro, duke falsifikuar dokumentacione./Telegrafi/