Vazhdimi i seancës së sotme për lëndën “Transportuesi”, është shtyrë për më 21 shkurt.
Arsyeja për shtyrjen e seancës siç tha gjykatësja Dobrilla Kacarska në seancën e sotme, është pasi akoma nuk ka përgjigje për ankesën nga Gjykata e Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për të njëjtën arsye u shty edhe seanca paraprake.
Kacarska sot propozoi edhe termine shtesë për seancën: 22 shkurt, 7 dhe 9 mars.
Në seancën e sotme në gjykatë u paraqitën ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dhe 20 personat tjerë të cilët akuzohen për keqpërdorime në organizimin e transportit të nxënësve në Manastir./Telegrafi/