Seanca gjyqësore për rastin “Ryshfeti” e planifikuar të mbahet sot, në të cilën i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, është shtyrë për më 26 shkurt me kërkesë të prokurorit publik, i cili e informoi gjykatësin e ri të lëndës Darko Todorovski, që nuk mund sot të jetë prezent në seancë.
Seanca parapraka gjithashtu u anulua, pasi lënda nuk kishte arritur në Gjykatën e Apelit, e cila duhej të vendoste për ankesën e Zaevit, që video-materialet të mos përdoren si dëshmi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev në rastin “Ryshfeti” është i akuzuar që si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove nga biznesmeni prej Strumice Ivan Nikollov Saçevaliev për legalizimin e tokës ndërtimore./Telegrafi/