Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca për Fredi Belerin, Apeli i GJKKO i cakton një avokat

Ka dështuar seanca e parë në Apelin e Posaçëm (GJKKO) për Fredi Belerin i cili kundërshton dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Shkalla e Parë për korrupsion në zgjedhje.

Prokurorët e SPAK ishin të pranishëm, gjithashtu edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi, por vetë Beleri mungoi. Ai kishte bërë një deklaratë ku thekson se nuk dëshiron të marrë pjesë dhe se akoma nuk ka zgjedhur avokat.

Gjykata sipas akteve ka njoftuar avokatin Edmond Dema e Artjon Kasa, dhe më pas i pandehuri kishte kërkuat që do mbrohej nga Geni Gjyzari teksa ly i fundit njoftoi se nuk është avokat i të pandehurve.

Gjykata i caktoi përkohësisht avokat Pranvera Doçi për Belerin ndërsa Kokaveshit i jepet koha për ta zgjedhur avokatin megjithatë edhe atij iu caktua avokat i përkohshëm Arben Peço.

Seanca u shty për datën 07 qeshor 2024 ora 10:00.

Exit mobile version