Për shkak të detyrave zyrtare të kryetares së Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska-Shopova, është shtyrë seanca e sotme publike, në të cilën duhej të diskutohej për “bombat” nëse duhet të përdoren si dëshmi në lëndët “Tenderët” të PSP-së, ku e dyshuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Nga tre gjykatësit të cilët duhet të vendosin për këtë lëndë, në seancën publike u paraqitën Jani Niça dhe Afrim Fidani, si dhe katër avokatët të cilët përfaqësojnë të pandehurit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca është shtyrë për ditën e nesërme në orën 9:30.
Përveç Kançeska-Milevskas në lëndën “Tenderët” të akuzuar janë edhe Lidija Lazarova-Cvetkovska dhe Lulijana Ugrinovska./Telegrafi/