Në Gjykatën e Selanikut duhej që të vendoset për kërkesën e dy të arratisurve, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, për azil politik në shtetin grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të TV24, seanca është shtyrë pasi që problemi sërish ka qenë te përkthyesi i gjuhës maqedonase. Nuk është caktuar datë e saktë e mbajtjes së seancës së radhës.
Përndryshe, Gjykata e ka pranuar kërkesën për ekstradimin e tyre në Maqedoni./Telegrafi/