Telegrafi

Shtyhet seanca ndaj mjekut të Tetovës

Me kërkesë të avokatit mbrojtës, Gjykata themelore në Shkup e ka shtyrë seancën kundër një gjinekologu të Spitalit Klinik të Tetovës, i cili në gusht të vitit të kaluar, me prerje cezariane, kreu lindjen e zonjës Violeta Kirovska, e cila vdiq pas disa ditësh në klinikat e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas prokurorisë, mjeku nuk ka vepruar në mënyrë të kujdesshme gjatë ofrimit të ndihmës mjekësore, që ka sjellë vdekjen e lehonës, ndërkaq Prokuroria themelore publike e Tetovës do t’i propozoj gjyqit që të akuzuarit t’i shqiptohet masa e dënimit – Ndalim të kryerjes së profesionit – mjek, kurse seanca e radhës është caktuar për 7 prill të këtij viti./Telegrafi/