Seanca e sotme ndaj Pavle Bogoevskit është shtyrë për më 21 dhjetor për shkak se avokati i tij ka kërkuar afat të kuptueshëm për ta shqyrtuar dëshminë, që i është shtuar listës së dëshmive ndaj Bogoevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për ekspertizë nga Zyra për ekspertizë gjyqësore për vlerësimin e dëmit të shkaktuar ndaj Ministrisë së kulturës, gjatë protestave të ”Revolucionit Laraman”.
Më 18 prill, gjatë protestave është ”njollosur” fasada e Ministrisë së kulturës, për të cilën akuzohet Bogoevski.
Edhe pse ekspertiza është përgatitur më 10 maj, avokati mbrojtës i Bogoevskit e ka pranuar të njëjtin, pikërisht sot./Telegrafi/