Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut, mbrojtja siguron dëshmitar të rinj

Edhe në vazhdimin e sotëm të seancës gjyqësore të rastit të Almiri Aliut, psikiatri Branisllav Stefanovski, në cilësinë e ekspertit mjekoligjor, ka dëshmuar se Boban Iliq veprën nuk e ka kryer me paramendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme është dëgjuar edhe eksperti i trafikut, i cili ka pohuar se parafangoja e dëmtuar e veturës së Boban Iliqit nuk ka qenë shkak për shtypjen e familjes treanëtarëshe Aliu.

“Për shkak të ekspertizës mjekoligjore tejet të njëanshme, në të cilën janë marrë për bazë deklaratat vetëm të njërës palë gjatë përpilimit të ekspertizave mjekoligjore, unë dhe kolegu im, Alispahiq, u detyruam që të bëjmë një hetim shtesë, të dalim në vendngjarje, me qëllim që të kontaktojmë persona të mundshëm, të cilët kanë mundur ta shohin momentin e ngjarjes. Për fat të mirë ne arritëm të sigurojmë edhe dëshmitarë shtesë që janë të gatshëm të dëshmojnë”, tha avokati, Ibraim Bajrami.

Seanca e radhës është caktuar për më 16 korrik, në orën 12:00./Telegrafi/

Exit mobile version