Është shtyrë përsëri gjyqi ndaj aktivistëve të partisë ”E majta”, Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski, për shkak se gjyqi është në pritje të të dhënave nga MPB-ja për procedurat për kundërvajtje, për të njëjtën vepër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktivistët e lartëpërmendur akuzohen se kanë marrë pjesë në demolimin e zyrës popullore të kryetarit Gjorge Ivanov më 13 prill të këtij viti, gjatë protestave të mbajtura një ditë pas vendimit të Ivanovit për faljen e 56 politikanëve të Maqedonisë.
Seanca e radhës është caktuar për 18 tetor. Prokuroria publike ka vlerësuar se dëmi i shkaktuar në këtë zyrë të Ivanovit është 522.000 denar ose 8.500 euro./Telegrafi/