Shtyhet për herë të tretë seanca gjyqësore kundër anëtarit të partisë ‘E majta’, Mariglen Demiri. Anulimi u bë me kërkesë të Prokurorisë për shkak se nuk i ka pranuar incizimet nga video mbikëqyrja, të cilat duhet të shërbejnë si dëshmi në procesin gjyqësor.
Pas anulimit, Demiri tha se pret vendim për lirim.
Demiri akuzohet se ka marrë pjesë në demolimin e zyrës kombëtare të presidentit, ndërsa shteti kërkon nga ai dëmshpërblim prej 8.500 euro./Telegrafi/