Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca gjyqësore e ‘Rover’, Boshkoski ende mbetet në burg (Video)

Seanca gjyqësore për rastin “Rover” përsëri është shtyrë për 9 maj, kurse deri më tani Ljube Boshkovski ende mbetet në burgun e Idirizovës, duke pasur parasysh përcaktimin dhe siç thotë ai “nën presionin e askujt”, drejtori Zhivko Pejkovski të mos nënshkruajë për lirimin e tij nga burgu, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pejkovski kohëve të fundit ishte në ‘paketën’ e abolimit nga kryetari Ivanov, edhe pse nuk është e qartë se në cilën lëndë është i përfshirë dhe për çfarë është falur.

Ljube Boshkoski në mars mund duheshte të dal nga burgu, por kjo nuk ndodhi për shkak se Zhivko Pejkovski, i cila arsyetoheshte në procesin “Rover”.

Pasi gjyqtari tha se “Rover” nuk është asnjë pengesë për lirimin e Ljube Boshkovskit, drejtori i burgut i’u hodh gjyqit, por mbeti pa argumente – pse ta mbajë ende ish-ministrin në burg.

Rasti “Rover” dy herë është kthyer nga Gjykatës e Apelit të gjykimit të dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version