Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca e xhihadistëve, mungon një anëtar i trupit gjykues

Seanca gjyqësore për të ashtuquajturit “xhihadistë” është shtyrë për shkak se mungonte një prej anëtarëve të trupit gjykues. Gjyqtari Fran Prendi ka munguar për arsye shëndetësore.

Sot në seancën ndaj “xhihadistëve” pritej edhe mbrojtja për të pandehurit Verdi Morava dhe Orion Reçi.

Më pas gjykata do të jepte vendimin pas paraqitjes së mbrojtjes së dy të pandehurve. Seanca e radhës do të mbahet në datën 3 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version