Seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Serbisë, e cila ishte paralajmëruar të mbahet më 21 mars, është shtyrë.
Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, anulimi i mbledhjes së përbashkët është bërë për shkak të angazhimeve të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qeveria do të njoftojnë shtesë për datën e re të mbajtjes së seancës së përbashkët ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Serbisë.
Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë seancë të përbashkët qeveritare pritet të mbajë edhe me Qeverinë e Kosovës./Telegrafi/