Site icon Telegrafi

Shtyhet seanca e KSHZ-së (Video)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dështuar mbrëmë në miratimin e votuesve të kontestuar. Takimi u shty, por nuk ka datë të saktë për një seancë tjetër dëgjimore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fillimi i seancës është shtyrë disa herë dhe më në fund KSHZ-ja ka raportuar se takimi do të shtyhet. Pritjet për seancën e djeshme ishin që të marrin në konsideratë dhe të miratojë raportin e kontrolleve dhe analizave statistikore, kryqëzimin mbi bazat e të dhënave të ndryshme dhe për të vendosur sa nga votuesit e kontestuar do të kontrollohen.

Sipas informatave të caktuara, pikërisht numri i votuesve duhet të kontrollohet derë më derë dhe arsyeja ishte mospajtimi nga ana e anëtarëve të partisë në KSHZ. Sipas informacioneve të tjera përsëri deri në momentin e fundit priteshte që raporti të përgatitet nga konsultantët e IT-Së me teste shtesë, për pastrimin gati të 500 mijë votuesve fiktiv. Në raportin, i cili dje u njoftua, ku 192 mijë prej tyre janë të regjistruar si votues fiktivë në listën zgjedhore, ndoshta me kartat e identitetit nga Ministria e Brendshme, ndërsa më shumë se 35 mijë votues janë regjistruar në objekte qiramarrëse në të njëjtën adresë. /Telegrafi/

Exit mobile version