Seanca e komisionit të përbashkët për çështje historiko-arsimore me Bullgarinë, e paraparë për sot, nuk do të mbahet, njofton “Sitel”, duke iu referuar anëtarëve të komisionit nga pala maqedonase.
Për shkak të ndryshimit të përbërjes, kryetari i ri sot i ka njoftuar kolegët bullgarë se seanca e caktuar për sot dhe nesër në Shkup po shtyhet.
Mbledhja e parë e komisionit me përbërje të re pritet në një ose dy javët e ardhshme.
Një javë më parë në seancë me dyer të mbyllura qeveria ndryshoi përbërjen e komisionit dhe emëroi historianin Vanço Gjorgjiev për kryetar të Komisionit. Ai ka qenë më parë anëtar i komisionit, por ka dhënë dorëheqjen gati tre vjet më parë, duke akuzuar presionin dhe “ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në punën profesionale nga një zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme”./Telegrafi/